Pep Guardiola ka pranuar se mund të mbetet pa punë në rast se Bajern Mynihu eliminohet nga Liga e Kampionëve që në 1/8 e finales. Bavarezët barazuan 0-0 në fushën e Shakhtarit në përballjen e parë dhe janë favoritë për të vazhduar në çerekfinale. Mirëpo në rast se kjo nuk ndodh, atëherë spanjolli mund të kërkojë punë tjetër.

“Jam akoma i ri, por e di se çfarë mund të ndodhë nëse nuk kualifikohemi në fazën tjetër. Unë jam trajner i një klubi të madh dhe e di se është problem nëse nuk kualifikohemi në gjysmëfinale, madje edhe në finale”, tha ai.

(d.d/j.s/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: