Pep Guardiola shijon finalen e tretë në karrierë ndërsa për herë të parë arrin të dërgojë Man.City në majën e Champions League: “Është një rezultat i jashtëzakonshëm. Shoqëria jonë ka investuar shumë para këto vite dhe jo vetëm, na ka mbështetur në momente të këqija dhe të mira, për në të arrijmë për herë të parë në finalen e Champions League është diçka fantastike. Në pjesën e parë ata luajtën më mirë se ne, ishim me fat që nuk luajti Mbappe. Jemi në finale pasi kemi mundur një ekip që eliminoi Barcelonën dhe Bayern Munich. Do ti shijojmë këto javë deri kur të vijë finalja por në të njëjtën kohë uroj të fitojmë edhe Premier League. Nuk mund të kërkojë më shumë nga karriera ime. Kjo mbase do të jete finalja më speciale, ky moment do të shënjohet përgjithmonë”, theksoi Pep Guardiola pas ndeshjes.

1204 2021 L1 Psg Nantes Pochettino 1
1204 2021 L1 Psg Nantes Pochettino 1

Sigurisht atmosfera në radhët e PSG është ndryshe, ka shumë mllef për mënyrën se si shkojë kjo përballje: “Luajtëm ndeshjen që dëshironim. E nisëm mirë, krijuam dhe dominuan Man.City. Në futboll shpesh duhet të kesh edhe pak fat ndërsa ata ishin cinik duke shënuar në dy raste. Mungesa e Mbappe? Nuk mund të jetë një justifikim. Jemi një skuadër, sigurisht është një fat i keq të mos kesh Mbappe në skuadër”, u shpreh trajneri Pochettino në konferencën për shtyp.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb