Manchester City i Pep Guardiolës ka marrë një trepikësh shumë të vlefshëm ndaj kampionëve në fuqi Chelsea-s në “Stamford Bridge”. Ekipi i drejtuar nga Antonio Conte pasi mundi Atletico Madrid në frymën e fundit në “Champion League”, është mposhtur me rezultatin 0-1 nga ‘qytetarët’.

Një sfidë me ritëm të jashtëzakoshëm që fatkeqësisht prodhoi vetëm 1 gol. Ndeshja u vendos nga belgu Kevin De Bruyne në minutën e 67-të me një goditje ‘ekselente’ në kufijtë e zonës së rreptësisë që bëri të kotë hedhjen e portierit Thibout Courtois.

Përpos humbjes, Chelsea merr edhe një lajm të keq. Alvaro Morata që la fushën në minutën e 35-të duke u zëvendësuar me William për shkak të një dëmtimi, pritet të mungojë disa javë.
nintchdbpict0003572329961-e1506793171245
Ghithsesi pas javës së 8-të në kampionat, Manchester City renditet në vendin e parë në “Premier League” me 19-të pikë, po aq sa Manchester United i vendit të dytë që detyrohet të qëndrojë poshtë “qyetarëve” për shkak të golavarezhit. Për më tepër që golavarazhi në favor të City-t është vetëm me një gol.

Ndërsa Chelsea renditet e 4-ta me 13-të pikë, duke u shkëputur -6 nga kreu. Më herët Manchester United shkatërroi 4-0 Crystal Palace.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb