Pep Guardiola dhe Champions League kanë një raport shumë të veçantë ndërmjet tyre, ky është një fakt i cili u konfirmua sërish në “Bernabeu”. Fitorja përballë Real Madrid ishte e 28 për teknikun spanjoll në fazën me eliminim direkt, një rekord absolut ky i Guardiolës i cili lë pas emra të mëdhenj si Ancelotti, Mourinho dhe Ferguson. Fitorja më përmbysje në shtëpinë e rivalit të tij të përjetshëm lë një shije të mirë tek trajneri i Man.City:

Pep
Pep

“Pësuam një gol që nuk duhej ta pësonim, më pas shënuam dy gola në momentin më të mirë të Realit. Treguam personalitet dhe për këtë jam shumë i lumtur, gjithsesi, asgjë nuk ka përfunduar, nëse është një skuadër e aftë të përmbys rezultatin, ajo është pikërisht Real Madrid”, u shpreh Guardiola ku sigurisht nuk mund të mungonte edhe një pyetje mbi dënimin e dhënë nga UEFA: “Kam besim, për momentin mendojmë vetëm për ndeshjet dhe si të fitojmë. Shpresoj që bordi dhe avokatët të arrijnë të vërtetojnë se nuk kemi bëra gjëra të këqija”, theksoi Guardiola në konferencë për shtyp.

Zidane
Zidane

Beson ende tek kualifikimi Zinedine Zidane: “Dhomat e zhveshjes nuk janë përtokë. Jemi të mërzitur që humbëm por e dimë se kjo është një përballje që zgjat 180 minuta, kështu do të ishte edhe nëse do të fitonim. Bëmë disa gabime, asgjë më shumë, kur gabon e paguan”, u shpreh trajneri i Real Madrid.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb