Man.City kaloi pa shumë probleme Leeds United në transfertë, ku Erling Haaland edhe një herë bëri liderin, por i shërbyer në dy raste në mënyrë perfekte nga Grealish. Ekipi i Pep Guardiolës ruan hapin e Arsenal, por sërish mbeten minus 5 pikë nga kreu.

Një vëmendje të veçantë në këtë sfidë e mori dhe trajneri i “Qytetarëve”, Pep Guardiola, me veprimin e tij.

I zhgënjyer pas një rasti të humbur nga lojtarët e tij, Guardiola goditi me shkelm një shishe që ndodhej në tokë dhe gabimisht ajo shkon drejt stolit të Lidssit.

Spanjolli vendosi menjëherë duart në kokë dhe vrapoi drejt kundërshtarëve për t’i kërkuar falje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: