Ministria e Shëndetit Publik dhe Ndihmës Sociale e Guatemalës konfirmoi të mërkurën rastin e parë në vend të lisë së majmunëve, i cili u zbulua te një burrë 31-vjeçar në kryeqytetin Guatemala City.

Laboratori Kombëtar i Shëndetësisë kreu testimin që konfirmoi rastin. Ajo gjithashtu ka përjashtuar një rast të dyshuar të lisë së majmunëve dhe po heton tre të tjerë, tha ministria në një njoftim.

31-vjeçari ndodhet i izoluar në shtëpi dhe nuk ka kërkuar shtrimin në spital. Ai mbetet nën mbikëqyrjen e mjekëve të ministrisë së shëndetësisë.

Lija e majmunit transmetohet përmes kontaktit të drejtpërdrejtë ose të tërthortë me gjakun, lëngjet trupore, lezionet e lëkurës, mukozën ose materialin e kontaminuar nga virusi.

Më 23 korrik, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e shpalli shpërthimin aktual një “urgjencë të shëndetit publik me shqetësim ndërkombëtar”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb