Autoritetet e Guatemalës sekuestruan drogë me vlerë rreth 40 milion dollarë pasi ushtria u përball me anëtarët e dyshuar të kartelit të drogës pranë kufirit verior të vendit me Meksikën.

Ushtria e Guatemalës deklaroi se u përball me një grup të armatosur në parkun kombëtar Laguna del Tigre, pasi forcat ajrore zbuluan një avion në zonë.

Ushtria postoi në Twitter imazhe të avionit, pushkëve dhe një kamioni si dhe shkroi se të dyshuarit u larguan nga vendi i ngjarjes duke lënë pas avionin.

Ministria e Brendshme e Guatemalës deklaroi se autoritetet gjetën 86 pako me drogë që mendohet të jenë me vlerë rreth 40 milion dollarë.

Ministria nuk specifikoi llojin e drogës së gjetur duke shtuar se çështja ishte nën hetim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb