Një nga pikturat më të famshme të botës kundër luftës, “Guernica”, e piktorit të madh spanjoll, Pablo Picasso, është hequr nga muri në hyrje të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, kjo pas 36 vitesh.

Nelson Rockefeller Jr., pronari i pikturës dëshironte që piktura t’i kthehej, e cila u huazua nga OKB-ja nga familja Rockefeller vite më parë.

Versioni i veprës me famë botërore të Picassos, e cila pasqyron brutalitetin e luftës u largua nga muri në hyrje të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Piktura është huazuar nga OKB-ja nga pronari i saj, biznesmeni amerikan Nelson Rockefeller në vitin 1984.

Piktura “Guernica” ishte vendosur në hyrje të OKB-së në vitin 1985.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb