Edhe tifozëria e Partizanit ka nisur organizimin e saj në ndihmë të të prekurve. “Ultras Guerrils”, që kishin njoftuar që kishin njoftuar mobolizimin që ditën e djeshme, sot kanë marrë përsipër nismën, duke angazhuar drejtpërdrejt edhe Partizanin. Kampionët e Shqipërisë dhe ultrasit e tyre do të ndihmojnë të prekurit në Thumanë.

Uggg
Uggg

NJOFTIM

Ultras Guerrils se bashku me FK Partizani ka nisur mbledhjen e ndihmave te Baza 46 per te prekurit nga termeti.

Secili eshte i ftuar qe sipas mundesise te kontribuoje me ushqime,veshmbathje,batanije,ngrohese e cdo gje qe mund ta shihni te arsyeshme se mund te jete e nevojshme per t’ja u lehtesuar sadopak keto dite tmerri.

Te gjitha kontributet do dergohen ne Thumane.

ECiM se bashku!

Partizaninn
Partizaninn

NJOFTIM

Klubi Futbollit Partizani nis fushatën e solidaritetit. Falë dhe mbështetjes së disa prej sponsorave tanë, nga dita e nesërme ne do ti gjendemi pranë të dëmtuarve nga tërmeti i tmerrshëm i së martës, për të dhënë sadopak kontributin dhe ndihmën tonë.

Gjithashtu, ftojmë të gjithë qytetarët që dëshirojnë t’i bashkohen kësaj nisme, të dërgojnë ndihmat dhe kontributet e tyre pranë Bazës 46, ku grupimi “Ultras Guerrils” po organizon tashmë grumbullimin e ndihmave për familjet dhe të prekurit nga kjo fatkeqësi natyrore.
#FaleminderitFIOL
#KlubTifozëJemiNjë?

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb