Ultrasit e Partizanit, “Guerrils”, duket se nuk do të qëndrojnë duarkryq pas dënimit të dhënë nga Federata që nuk i lejon ata të futen në stadiumin në 5 ndeshjet e radhës të Partizanit.

Pas protestave me anë të reagimeve në faqen zyrtare në Facebook, tashmë do të kalohet në protestë të vërtetë teksa kanë vendosur të organizohen përpara zyrave të FSHF-së kundër atyre që ata i quajnë padrejtësi.

“Ultras Guerrils” si fillim i fton të gjithë tifozët e Partizanit të bashkohen nesër në orën 20:00 te “Baza 46” për të folur në lidhje me detajet e organizimit të kësaj proteste.

Njoftimi i plotë i “Ultras Guerrils”
“Partizani i ka te gjithe kunder e vetem ne pas !

Sic e kemi pare vazhdimisht kunder Partizanit dhe tifozerise se kuqe eshte perdorur i njejti skenar dashakeqes qe sic dihet eshte i prodhuar dhe i inskenuar nga FSHF ne demin tone dhe per llogari te te perkedhelurve te saj. Partizani eshte penalizuar shpesh padrejtesisht, tifozeria e kuqe eshte denuar shpesh padrejtesisht ! Federata nuk denon trukimet por tifozet. Nuk denon abuzuesit dhe ata qe prishin garen por penalizon e urdheron arbitrime te njeanshme ndaj atyre qe luajne ndershem. Nuk denon policine dhunen, por perjashton tifozerine nga stadiumi. Denon te sulmuarit dhe ledhaton provokatoret. E gjithe kjo padrejtesi duhet ta kete nje fund, e fundin duhet te ja japim tani sa nuk eshte vone !

E ashtu sic eshte diskutuar ne te gjitha hallkat organizative te Ultras Guerrils e gjithashtu eshte shprehur masivisht nga tifozet, ashtu kemi vendosur ! Ndaj te gjitha ketyre padrejtesive do te organizojme nje PROTESTE perpara zyrave te FSHF, quajeni modeste apo madheshtore, ne preferojme ta quajme te drejte !

Ndaj ju ftojme fillimisht qe neser te na bashkoheni ne nje mbledhje te hapur organizative qe tek Baza 46 ne oren 20:00. Aty do te diskutojme bashkarisht dhe do te organizohemi, protesta do te kete synime dhe qellime te qarta dhe drejtesine sportive nuk do ta kerkojme aty vetem per tifozerine e Partizanit, por per cdo sportdashes cdo tifoz qe ushqen kete ndjenje per futbollin e qe maskarenjte duan ta shkaterrojne.

Shihemi te Baza 46, neser ora 20:00 !

Ju zyrtaret me kollare vrate pasionin vec per pare !”/panoramasport/
ultras-guerrils-fb


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: