“Ultras Guerrils” nuk ishin të pranishëm dje në shkallët e stadiumit për të mbështetur ekipin e tyre te zemrës, Partizanin, për shkak të kërkesës së policisë për t’u paraqitur me kartë identiteti.

Një kusht ky i vendosur nga uniformat blu prej pak kohësh, por që në kryeqytet nuk mund të flitet për ta thyer, ndryshe nga se çfarë ndodh në rrethet e tjera.

Për këtë arsye, “Guerrilsat”, të cilët e cilësojnë si një rregull të urdhëruar nga lart, ftojnë tifozët e Partizanit që në ndeshjen e ardhshme kundër Laçit të mos shkojnë në stadium, ta lënë të boshatisur.

Postimi i “Ultras Guerrils”

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb