Duke mbajtur fjalën hyrëse në një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Sekretari i Përgjithshëm António Guterres paralajmëroi se me vazhdimin e konfliktit midis Izraelit dhe Iranit, bota po “vrapon drejt” një krize.
“Zgjerimi i këtij konflikti mund të ndezë një zjarr që askush nuk mund ta kontrollojë,” tha ai. Guterres shtoi se beson që në qendër të konfliktit është “çështja bërthamore”.
“Irani ka deklaruar në mënyrë të përsëritur se nuk është duke kërkuar armë bërthamore. Por le ta pranojmë se ekziston një hendek besimi,” u shpreh ai.
“Bëj thirrje për t’i dhënë fund luftimeve dhe për t’u rikthyer në negociata serioze.”
(Balkanweb)