Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7,5 ballë ka goditur sot në brigjet e Guniesë së Re Papua në oqeanin Paqësor, duke sjellë rrezikun për cunami, sipas institucioneve të specializuara.

“Tërmeti ra 44 kilometra në verilindje të Kokopos në Guinenë e Re Papua”, sipas institutit amerikan të gjeologjisë USGS.

“Sipas parametrave paraprake të tërmetit (…) është e mundur që dallgë të rrezikshme të cunamit të prekin brigjet që ndodhen në një rreze prej 1000 kilometrash nga epiqendra”, njoftoi nga ana tjetër Qendra e Alarmeve për Cunami në Paqësor.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb