Në 85-vjetorin e lindjes së shkrimtarit të madh, Ismail Kadare, një mesazh urimi i ka dërguar edhe kryedemokrati Lulzim Basha.

Basha e cilëson Kadarenë shkrimtar të madh, intelektual me dimensione tej gjithë kufijve gjeografikë & politikë.

Ai po ashtu shprehet se Kadare është njeriu i shquar i letrave që me talentin dhe punën e tij ndriçoi një kohë të errët të historisë dhe orientoi drejt më të mirës.

Përmes një postimi në Twitter, i opozitës shkruan:

“Urimet më të ngrohta sot në ditëlindjen e Ismail Kadaresë, shkrimtarit të madh, intelektualit me dimensione tej gjithë kufijve gjeografikë & politikë, njeriut të shquar të letrave që me talentin & punën e tij ndriçoi një kohë të errët të historisë & orientoi drejt më të mirës.

Fjalët për një mjeshtër të fjalës dhe letërsisë nuk do të ishin kurrë të mjaftueshme, ashtu si dhe mirënjohja e të gjithë shqiptarëve për gurin e çmuar të letërsisë dhe historisë sonë të përbashkët.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb