Recete nga znj Eneida
Përbërësit

300 gr gjalpë
100 gr sheqer pluhur
1 vanilje
1 lugë gjelle liker
1 lugë të vogël pluhur pjekës
150 gr bajame
500 gr miell

Përgatitja

Fillimisht vendosim bajamet në pjekje. Më pas i copëzojmë. Rrahim gjalpin deri sa të bëhet shkumë dhe shtojmë sheqerin pluhur. Më pas shtojmë përbërësit e tjerë si dhe bajamet e copëzuara. Ngjeshim brumin dhe formojmë toptha të vegjël.
I vendosim në tavë dhe i pjekim me 180 gradë deri sa të marrin ngjyrë bezhë.
Pasi janë ftohur plotësisht, i spërkasim me ujë trëndafili ose ujë me sheqer dhe i zhysim në një pjatë të thellë me sheqer pluhur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb