Nga: ZONJA KATERINA

500 gr gjalpë i freskët
850 gr miell
100 gr sheqer pudër
1 vezë të plotë
2 të verdha veze
½ lç arrë moskat
2 bustina vanilje
1/3 filxhan çaji konjak
150 -250 gr bajame

Për spërkatje:
1 kg sheqer pudër
2 bustina vanilje

Gjalpin të cilin e kemi të temperaturës së ambjentit e përziejmë me sheqerin pudër për rreth 10 minuta sa të bëhet një masë kremoze dhe të zbardhet si marengë.

Bajamet i vendosim në një tavë me letër kalk dhe i pjekim për rreth 10 minuta në temperaturën 200 gradë dhe më pas i grijmë në copëza të vogla.

Sitim miellin dhe e bashkojmë me vaniljen dhe pluhurin pjekës. Më pas tek gjalpi i rrahur me sheqerin pluhur shtojmë konjakun, vezën e plotë dhe dy të verdhat. I trazojmë mirë dhe më pas shtojmë miellin në mënyrë graduale duke e përzier lehtë derisa të bëhet një brumë i butë si për biskota. Në fund shtojmë bajamet dhe më pas bëjmë forma të ndryshme gurabijesh rrumbullake ose në gjysëmhënë. I vendosim gurabijet në një tavë ku kemi shtruar një letër që nuk ngjit dhe i fusim në furrë të parangrohur në temperaturën 170 gradë Celsius për 30-35 minuta.

Pasi gurabijet të jenë pjekur i lemë për disa minuta të ftohen. Marrim një tavë të madhe dhe e pudrosim mirë me sheqerin pudër të trazuar me vanilje. Vendosim gurabijet me rradhë dhe më pas i spërkasim mirë me sheqer pudër.
(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb