NGA: ZONJA KATERINA

1 gotë lëng portokalli, 400 ml vaj, 2 lgj konjak, 1 lk kanellë, ½ lk karafil, 2 bustina vanilje, 1 bustinë pluhur pjekës, 1 lk sodë buke
1 kg miell, ¾ gotë sheqer, Cipa e 2 portokalleve

Për sherbetin: 400 ml ujë, 2 shkopinj kanelle, 600 gr sheqer, 200 gr mjaltë, Lëkurë portokalli

Përziejmë sheqerin me vajin dhe më pas shtojmë konjakun dhe lëngun e portokallit ku kemi shkrirë sodën e bukës dhe pluhurin pjekës. Tek mielli shtojmë karafilat, kanellën dhe cipën e portokallit. I bashkojmë më pas të gjithë përbërësit në një enë të vetme dhe i punojmë lehtë me dorë derisa të krijohet një brumë i lidhur dhe i butë. Më pas i japim formë si në vezake pak të stërzgjatura. I vendosim gurabijet në një tavë ku më parë kemi vendosur letër kuzhine dhe i fusim në furrë të piqen në temperaturën 180 gradë Celsius për 20-25 minuta. Ndërkohë vendosim sherbetin të ziejë për 5-8 minuta. E lemë të ftohet pak dhe më pas shtojmë mjaltin. Pasi gurabijet të jenë pjekur i nxjerrim nga furra dhe ashtu siç janë të nxehta i vendosim pjesë pjesë në një kullesë duke i zhytur në tenxheren me sherbetin, i cili duhet të jetë i ftohur plotësisht. I lemë në sherbet për rreth 1 minutë dhe më pas i nxjerrim duke i vendosur në një zgarë kuzhine që të kullojnë. Këto gurabije mund t’i servirim sipas dëshirës me arra ose me bajame.

(er.cu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb