Gurban Gurbanov ka mbetur i befasuar nga Partizani, ndërsa pranoi se Karabagu i tij hasi vështirësi. Megjithatë, sfida e dytë do të luhet në Baku, ndërsa tekniku azer deklaron se do ta marrë më “seriozisht” takimin e kthimit.
A jeni i kënaqur nga ky rezultat?
Po, i kënaqur nga ky rezultat.
U befasuat nga Partizani? E prisnit me vështirësi?
Ishte një ndeshje e vështirë për ne, patëm vështirësi. Partizani luajti mirë, një skuadër kompakte në mbrojtje. Në ndeshjen e dytë, Partizani do e ketë më të vështirë se sa e pati sot.
Partizani pati mundësitë e veta në pjesën e dytë…
Në pjesën e dytë, pati shumë momente të rrezikshme nga Partizani, por në përgjithësi ata do bënin disa raste, sepse luanin para tifozëve të tyre.
A është në dyshim kualifikimi?
Edhe nëse do fitonim sot, do ishim sërish të prekopuar, sepse duhet të marrësh seriozisht çdo ndeshje, edhe në atë të kthimit.
(Balkanweb)