ELBASAN

Shkon në 23 numri i të shoqëruarve nga policia pas tentativave për të bllokuar  ekskortën e kryeministrit Edi Rama, një tentative e shoqëruar edhe me hedhje gurësh. Burime për “BalkanWeb” nga policia bëjnë me dije se 23 persona janë shoqëruar ndërsa janë proceduar penalisht po 38 persona në gjendje te lire per veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Organizimi dhe pjesmarrja në grumbullime e manifestime te paligjshme”, “Mos bindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë” dhe “Kundershtimi. Mësohet se  mes të shoqëruarve  rezulton edhe ish-deputeti Luçiano Boçi,  kreu i degës së PD në Elbasan, Eugen Isaj dhe ish-kryetari i qarkut Elbasan, Blendi Himçi.

Të shoqëruarit gjithashtu sot tentuan të bllokonin  aksin Elbasan-Tiranë. Kujtojmë që dhjetëra anëtarë dhe mbështetës të Partisë Demokratike dhe forcave të tjera opozitare, të cilët po përgatiteshin t’i bllokonin rrugën kryeministrit Rama, janë përplasur me policinë dhe forcat speciale të ardhura enkas nga Tirana, në rrethrrotullimin e Bradasheshit në Elbasan.

Në momentin që ka kaluar eskorta e kryeministrit Rama, në drejtim të saj është qëlluar edhe me gurë, në tentativë për ta ndalur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb