NGA PAULIN VILAJETI*
Dëgjova që Parlamenti shqiptar po përgatitet të miratojë ligjin për martesat gay!
Nuk jam homofobik por nuk mund të hesht!
Besoj çdonjëri nga ne të rriturit e mban mend ligjin e viteve ‘60 ku feja hiqej me ligj. Duket se me këtë ligj Parlamenti ynë po i kërkon falje Zotit duke i thënë: “Na fal o Zot se nuk të arritën dot gurët e viteve ‘60′, por këtë herë do ja arrijmë qëllimit!”

Besoj e mbani mend ku ranë gurët e atyre viteve. Kështu do jetë edhe kësaj here, por besoj edhe më keq!
Mos hidhni gurë kundër qiellit se do bien mbi fëmijët dhe pasardhësit tanë sepse Zotin, nuk e arrijnë dot!

Veprat e njeriut janë shumë herë mallkim për vetë njeriun, ashtu siç populli ynë qëndroi nën mallkimin komunist për 45 vjet. Bibla thotë: “Mallkimi e ndjek njeriun deri në brezin e tretë!” Mos hidhni gurë kundër qiellit!

*Pastor
(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: