TIRANË

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dënuar me forcë sulmin me gurë ndaj makinës së gazetarit dhe analistit, Fatos Lubonja. Me një shënim në “Facebook”, kreu i shtetit thotë se “çunat problematikë” kanë dalë nga furgoni dhe kanë goditur me gurë makinën e analistit kritik ndaj qeverisjes së kryeministrit, Edi Rama.

“Thonë që sot çunat problematikë kanë dalë nga furgoni për të “përshëndetur” makinën e një analisti kritik ndaj Bablokut. Qoftë fake neës për të dielë, për të mirën e Kryeproblematikut!”-shkruan Meta.

Kreu i shtetit Ilir Meta ka qenë një zë i fortë mbrojtës ndaj gazetarëve dhe medias, ndërsa i ka kërkuar drejtësisë që cdo akt dhune e shantazhi të zbardhet dhe përgjegjësit të marrin ndëshkimin ligjor. Kështu edhe më parë, Meta ka dënuar me forcë dhunën e ushtruar nga Policia ndaj gazetarit të News 24, Enver Doçi.

(n.m/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: