LEZHE- Bashkia e Lezhës ka reaguar pas ngjarjes së ndodhur mëngjesin e sotëm në vendin e quajtur ‘Knalla’ në aksin Lezhë-Shëngjin, kur një masiv shkëmbor ra mbi një autobus që transportontepunëtorë të një fabrike duke lënduar dy gra.

Përmes një postimi në Facebook, bashkia Lezhë bën me dije se ka evidentuar që në vitin 2017, rrezikun e madh për rënie gurësh në disa zona të Lezhës, ku risku më i lartë vijon të mbetet në aksin Pllanë-Lezhë dhe në segmentin Balldre-Torovicë.

Deklarata e plotë:
Lidhur me ngjarjen në Shëngjin,ku është shkëputur një masiv gurësh që ka goditur më pas një autobus udhëtaresh duke sjellë plagosjen e dy shtetaseve,Bashkia Lezhë së pari iu uron shërim sa më të shpejtë të lënduarave,ndërsa sqaron opinion publik se ky aks rrugor nuk është në varësi të bashkisë por Autoritetit Rrugor Shqiptarë.
Sa më lart,Bashkia Lezhë ka evidentuar që në vitin 2017,rrezikun e madh për rënie guresh në disa zona të Lezhës,ku rrisku më i lartë vijon të mbetet si në këtë rrugë,në aksin Pllanë-Lezhë ashtu dhe në segmentin Balldre – Torovicë,akse nacionale.
Të gjendur në rrethana të tilla,bashkia ka kërkuar ndërhyrjen e autoriteteve përgjegjësë që menaxhojnë probeme të tilla me forca xhenjerë.
Bashkia Lezhë shpreh gadishmërinë për bashkëpunim maksimal me Ministrinë e Brendshme, Drejtorinë e Përgjithshme të Emergjencave Civile dhe çdo institucion tjetër shtetërore për zgjidhjen sa më parë të këtyre rreziqeve që iu kanosën qyetarëve.
34638442_1730068437113658_8135581671182303232_n
34482478_1730068443780324_3731887772005302272_n
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: