Lojtari i Vllaznisë, Erdenis Gurishta ka  folur për mediat në prag të ndeshjes së Kupës me Partizanin.

“Para se të flas për ndeshjen me Partizanin, e ndjej për të detyrë t’i kërkoj falje tifozëve të Vllaznisë, presidencës dhe stafit teknik të ekipit. E them dhe stafin teknik, sepse jemi ne ato që luajmë në fushë, jemi ne ata që duhet ta marrim ekipin për dore.

Jemi ne që kur ekipi ndodhet në ditë të vështirë duhet ta nxjerrim nga ajo situatë. Kështu që faji më i madh për këtë disfatë është i lojtarëve. Por, ajo që ka kaluar, ka kaluar tashmë dhe duhet të shohim përpara. Ne nuk e kemi në dorë ta kthejmë kohën prapa dhe ta luajmë dhe njëherë atë ndeshje.

Por, kemi në dorë që në vazhdimësi të rikuperojmë sa më shpejt atë gabim që bëmë dhe mendoj se i kemi të gjitha forcat për ta lënë pas krahëve atë humbje dhe të vazhdojmë rrugën tonë. Ekipi i ka të gjitha mundësitë që të luftojë si në kampionat, edhe në kupë.

Nesër ndaj Partizanit duhet të tregojmë vlerat tona dhe atë gabim që bëmë ndaj Kastriotit, ta rikuperojmë me një rezultat pozitiv në takimin ndaj kundërshtarit në Kupë, me të cilin kemi zhvilluar ndeshje shumë të mira dhe besoj se kështu do të ndodhë edhe nesër”, është shprehur ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: