VLORE-Askush nuk e mendonte se pas diellit që shkëlqente dhe përvëlonte sot do të niste kjo stuhi në Jalë. Era e tërbuar dhe shiu me breshëri trembën pushuesit në plazh, që menjëherë vrapuan drejt kafeneve dhe restoranteve më të afërta për t’u mbrojtur nga fenomeni natyror. Fatmirësisht kjo situatë që shihni dhe në videone BalkanWeb zgjati vetëm pak minuta, sepse në të kundërt sot do të kishim një plazh post uragan në Jalë. Dielli shndriti sërish dhe pushuesit iu rikthyen plazheve. Epo, nuk e thonë kot shqiptarët shprehjen e famshme popullore, “Gusht e gunë”.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb