Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres tha sot se njerëzimi duhet të ndalojë luftën kundër natyrës, që hap rrugën për shfaqjen e sëmundjeve të tilla, si koronavirusi.

“Një pasojë e çekuilibrit tonë me natyrën është shfaqja e sëmundjeve vdekjeprurëse, të tilla si HIV-AIDS, Ebola dhe tani COVID-19, kundër të cilave kemi pak ose aspak mbrojtje”, u shpreh ai.

“Degradimi i natyrës nuk është thjesht një çështje mjedisore, ai përfshin ekonominë, shëndetësinë, drejtësinë sociale dhe të drejtat e njeriut”, shtoi kreu i OKB-së.

Duke hapur samitin e parë të OKB-së për krizën e biodiversitetit, Guterres theksoi se liderët duhet të ndryshojnë kurs dhe të transformojnë marrëdhëniet tona me botën natyrore.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb