Më shumë se një miliard njerëz në botë janë të prekur nga pushtimi i Ukrainës.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres, duke folur në Këshillit e Sigurimit të zhvilluar këtë të martë, gjithashtu u shpreh se rreth 10 milionë njerëz janë larguar për shkak të sulmeve.

‘Kjo është zhvendosja më e madhe e detyruar e njerëzve që nga Lufta e Dytë Botërore’, ka thënë me tej Guterres.

Kujtojmë se presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky mbajti fjalën e tij në Këshillin e Sigurimit, ndërsa kërkoi që të dënohet agresioni rus, për masakrat e kryera në qytetet e pushtuara nga forcat ruse.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb