Guvernatori i Nju Jorkut Andrew Cuomo tërhoqi vëmendjen ndaj atyre që i quan kërkesa të parakohshme për rihapje të shtetit. Ai tha se ai e dinte që njerëzit po hasnin vështirësi për shkak të papunësisë, por ai tha se ishte e nevojshme më shumë kohë për të kuptuar situatën e krijuar nga koronavirusi.

Ndërsa rreth gjysma e shteteve kanë rihapur pjesërisht ekonomitë e tyre gjatë kësaj fundjave, zoti Cuomo tha se kishte nevojë për më shumë informacion mbi atë që po bënte pandemia në shtetin e tij, më i godituri në vend nga sëmundja, përpara se të merrte vendim për të lehtësuar kufizimet që synojnë të frenojnë përhapjen e saj.

“Kur noton në ujëra të paeksploruar, nuk do të thotë se duhet të veprosh verbërisht”, tha ai. Ai shtoi se në këtë situatë është e nevojshme “përdorimi i informacionit për të përcaktuar veprimet pa u udhëhequr nga emocionet e politika apo nga ajo që mendojnë apo ndjejnë njerëzit.

Faktet tha zoti Cuomo duhen të jenë baza e gjykimit.
Guvernatori i Nju Xhersit Phil Murphy i bëri jehonë qasjes së ngadaltë për hapje të ekonomisë nga ana e zotit Cuomo edhe pse shteti i tij raportoi një “tendencë pozitive”, një rënie të numrit të pacientëve në spital me COVID-19.

Ndërsa numri i vdekjeve ka qenë më i ulët gjatë ditëve të fundit, në Nju Xhersi ka qëndruar në 7,742, fakt të cilin zoti Murphy e përmendi si një arsye kryesore për mbajtjen në fuqi urdhrat e qendrimit në shtëpi.

New Jersey kanë patur mundësinë e qasjes në më shumë hapësira të gjelbërta pasi guvernatori lejoi hapjen e parqeve të shtetit dhe fushave të golfit për herë të parë pas një muaji, duke paralajmëruar se do të mbyllen përsëri nëse shkelen kërkesat për distancimin fizik. Të shtunën Karolina e veriut regjistroi një numër rekord të rasteve të reja, 551 infeksione, sikundër Puerto Riko, me 182. Shteti Ajouës shënoi një rekord për të dytën ditë me me radhë. Në përgjithësi në Shtetet e Bashkuara u shënuan 34,000 raste të reja të premten, numri më i lartë ditor që nga 24 Prilli.

Të dielën në SHBA u regjistruan mbi 1 milion e 133 mijë të prekur nga virusi dhe mbi 66 mijë të vdekur.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb