Përqindja e testeve pozitive për COVID-10 ka filluar të rritet sërish në Nju Jork, paralajmëroi guvernatori i shtetit, Andrew Cuomo.

“Shifrat në 24 orët e fundit tregojnë 1,5% teste pozitive, 834 nga rreth 52 936 teste të kryera”, shkroi Cuomo në Twitter.

Ndër vendet ku pozitiviteti po rritet më shumë, Cuomo përmendi Bruklinin, si edhe dy qarqe në periferinë e Nju Jorkut, Rockland-in dhe Orange-in, ku banon një popullsi e madhe ortodokse.

Ndërsa njoftuan veprimet e komunikimit mbi nevojën për gjeste barriere dhe mbajtjen e maskave në ditët në vijim, shërbimet shëndetësore kanë paralajmëruar se ata do të inspektojnë shkolla jopublike në ditët në vijim dhe do të penalizojnë institucionet ku nuk respektohet mbajtja e maskës dhe distancimi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb