Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka përcjellë një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Presidentit të televizionit ‘’Fax News’’, Kasem Hysenbelliun.

Sejko thotë se Kasem Hysenbelliu fitoi shumë beteja në jetë dhe ishte një njeri i guximshëm duke u bërë model në fushën e medias dhe luftëtar i fjalës së lirë.

Guvernatori i jep lamtumirën z.Kasem Hysenbelliu me fjalët ‘’U prehsh në paqe, miku im’’.

 

MESAZH NGA GUVERNATORI GENT SEJKO

Mesazh nga Guvernatori Sejko!

Shpreh hidhërimin dhe keqardhjen e thellë për humbjen e jetës së mikut tonë Kasem Hysenbelli, i cili fitoi shumë beteja në jetë. Një njeri i guximshëm e me inisiativa në jetën publike, duke u bërë model në fushën e medias, pa kompromise dhe luftëtar i fjalës së lirë. Ngushëllime të sinqerta për këtë humbje të madhe, familjes, miqve dhe stafit të drejtuar nga z. Hysenbelli. U prehsh në paqe, miku im!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb