Guvernatori i rajonit Kharkiv të Ukrainës, Oleh Synyegubov  njoftoi se katër civilë mbetën të vrarë dhe 10 të tjerë u plagosën gjatë bombardimeve ruse, këtë të enjte.

Nëpërmjet një deklarate guvernatori i rajonit u kërkoi banorëve të disa qyteteve të evakuoheshin, shkruan The Guardian.

Synyegubov tha se në orët e ardhshme priten që në këtë zonë të zhvillohen operacione ushtarake.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb