Guvernatori, Gent Sejko nëpërmjet një mesazhi ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ish-presidentit Bujar Nishani shprehet se ndarja e parakohshme e Nishanit nga jeta është një humbje e madhe për politikën dhe shoqërinë shqiptare.

Mesazh ngushëllimi nga Guvernatori Sejko:

Me hidhërim të thellë mësova sot për largimin e parakohshëm nga jeta të Presidentit Bujar Nishani. Shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjarët, bashkëpunëtorët, kolegët dhe miqtë!

Vdekja e Presidentit Nishani është një humbje e madhe për politikën dhe shoqërinë shqiptare, të cilave ai u shërbeu me përkushtim, ndershmëri dhe thjeshtësi prej dekadash.

Prehu në paqe President Bujar Nishani!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb