TIRANE-Një ndërhyrje në gjendjen e saj nuk është aspak e lehtë. Trupi i Aishes i gozhduar në shtrat për vite të tëra i bën mjekët mos të hedhin hapin për të marrë një vendim të menjëhershëm.

Ishte një vendim i vështire tha në studion e emisionit ‘Shqiptaret për Shqiptarët’ Elvis Naçi, pasi mjekët specialistë ishin para zgjedhjes se dy mënyrave të operimit.

Një ndërhyrje i rrezikonte jetën vajzës në sallë me anestezinë dhe tjetra lehtësonte dhimbjet dhe rreziku ishte më i vogël. Elvis Naçi tha se stafi i mjekëve ua la në dorë të zgjidhnin dhe të vendosnin për mënyrën sesi do behej ndërhyrja.

https://www.youtube.com/watch?v=B1fRjbXsZn8&feature=youtu.be

Ishte një situatë dramatike tha Naçi në studio pas 6 herë konsultimesh më mjekët ku kishte dhe mjekë të huaj, u vendos që vajzës ti lehtësonin dhimbjet. Pozicioni i palëvizshëm i trupit, mushkëritë e saj, na bënë të zgjidhnim jetën e saj para rrezikut të një operacioni qe mund të ishte me i mirë por me rrezikshmëri më të lartë për vajzën.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb