TIRANË

Në fjalën e tij në  aktivitetin për Ditën e Rinisë,  “8 DHJETORI, përmes veprave të autorëve”, organizuar nga Fondacioni për Liri dhe Demokraci, kreu i PD Lulzim Basha shprehur mirënjohje për Lëvizjen Studentore.

“Dua t’i shpreh mirënjohjen time më të thellë dhjetoristëve të dhjetorit që kemi në mesin tonë, mirënjohje e përjetshme ndaj veprës tuaj.

Dua t’ju shpreh edhe si 16 vjecari i dhjetorit 90 edhe si qytetar prind, demokrat, kryetar i PD, mirënjohjen më të thellë, dhjetoristëve të ’90. Disa janë në këtë disa, disa janë ndarë nga ne duke nisur me tribunin, dhjetoristin e lëvizjes studentore Azem Hajdarin, të paharruarin, dhe të them sa i lumtur jam që i ftuar në këtë aktivitet, që në këtë sallë ndodhen të ndërthurur dhjetoristët ’90 dhe rinia e 2021. Janë shpirti i pamposhtur i PD teksa kemi vite që përballemi me një tjetër regjim. Në ADN-në tuaj, edhe ju që nuk jeni anëtar por që jeni ngritur në revoltë, ndodhet guximi i dhjetoristëve ’90. Ne duhet të përulemi para këtij guximi. Nuk ndodhi në një vend normal, por në një nga regjimet më të egra që ka njohur planeti, ku nuk kishte thjesht një perde të hekurt por rrethim të celiktë të vendit e shqiptarëve, që e cante vetëm mesazhi i VOA-s. E vërteta është që të mendoje ndryshe ishte kurajo e madhe e ta thoje duhet kurajo edhe më e madhe. Ndaj e nderojmë përditë guximin e dhjetoristëve.

Guximi e mposhti frikën e solli lirinë, solli pluralizmin. Janë tre ngjarje por është një ngjarje, kryengritja studentore, liria politike e pluralizmit, lindja e PD, janë tre në një.

Duhet ta themi se rruga ishte e vështirë, prej terrorit që mbizotëronte. Kultit të individit, që për fat të keq vazhdon sic vazhdojnë shumë aspekte të mentalitetit komunist, të dominojnë jetën publike, në PS, por edhe brenda familjes tonë politike dhe ky nuk është momenti për të thirrur emrin e kryetarit sepse ajo që kulti i individit bëri është që shkatërroi individualitetin e cdo shqiptari. Duhet të jemi krenar dhe ballëlart ndaj lëvizjes së lirë. Ne e dimë se Europë mbi të gjitha do të thotë individualitet secili është i shenjtë në individualitetin e vet. Askush s’mund t’o mbivendoset askujt tjetër, të gjithë jemi të barabartë para ligjit para Zotit. Ajo që ndodhi nuk ishte e lehtë ndaj edhe guximi që mposhti frikën ishte vetëm hapi i parë.” tha Basha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: