Dusan Vlahovic është zyrtarisht një futbollit i Juve. Sulmuesi serb iu nënshtrua vizitave mjekësore për të firmosur më pas një kontratë deri në 2026. Vlahovic do të përfitojë në Torino 7 mln euro neto në sezon ndërsa Juve i pagoi Fiorentinës 70 mln euro kesh plus 10 të tjera bonuse, 11,6 mln euro shkuan për agjentët dhe komisione. Vlahovic do të mbaj të veshur fanellën me numrin 7, fanellë që e mbante C.Ronaldo. Ky fakt nuk e tremb sulmuesin, përkundrazi, premton maksimumin:

“Jam i lumtur dhe krenar që bëhem pjesë e këtij grupi, e kësaj shoqërie. Dua të bëj krenar këtë shoqëri dhe këtë fanellë. Do të luftojmë për objektivat tonë deri në fund”, u shpreh ndër të tjera Vlahovic në intervistën e tij për faqen zyrtare të Juventusit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb