SHBA – Gwyneth Paltrow dhe Brad Falchuk janë gati të betohen për dashuri të përjetshme. Pas shumë thashetheme dhe spekulime mediat amerikane kanë publikuar datën e dasmës së tyre që është më 29 shtator të këtij viti.

Ceremonia martesore do të zhvillohet në shtëpinë e tyre në Hamptons, ndërkohë ndjekësit e tyre në rrjetet sociale mund të shohin gjithçka nga dasma në hashtagun TheFaltrows. Kjo është martesa e dytë për aktoren e njohur amerikane, pas asaj me Chris Martin në vitin 2003.

“Jam shumë entuziaste për gjithçka. Nuk kam organizuar asnjëherë dasma. Edhe pse jam 45 vjeçe ndihem si 21. Është shumë argëtuese të flasësh me shoqet për dasmën, ato më dërgojnë foot fustanesh nusërie dhe është shumë emocionuese”- ka thënë pak më herët aktorja në një intervistë për People.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb