E kishte thënë edhe më parë, por këtë herë Gwyneth Paltrow e ka seriozisht. Artistja i thotë lamtumirë kinemasë dhe rrëfen se ‘nuk është më e dashuruar me aktrimin’. Në një intervistë për stacionin radiofonik “Sirius XM” ylli i çmimit Oscar ka shpjeguar: “Kam arritur në atë pikë sa pyes veten kush duhet të jem? Kush jam? Cili është drejtimi im?Jam në qendër të objektivit që kur isha 26 vjeç… tani ka ardhur koha të them mjaft’.

Paltrow ka shpjeguar që pjesa glamour e punës së saj është zhdukur për shkak të vëzhgimit publik, që i është nënshtruar shpesh herë. Ndër të tjera ka shtuar që e ka humbur sensin e drejtimit pasi fitoi Oscarin e 1999 për “Shakespeare in Love” dhe nuk e ka ndihmuar aspak të punojë me një person Harvey Weinstein, producenti kinematografik që akuzohet nga shumë artiste për ngacmime seksuale.

Gwyneth e akuzoi Weinstein në 2017 për disa fakte që i përkisnin kohës kur ajo ishte një artiste në hapat e parë dhe zbulon edhe që i fejuari i saj i atëhershëm Brad Pitt e kishte kërcënuar me pasoja producentin.
Roli i fundit i Paltrow i takon vitit 2015 me “Mortdecai”, që atëherë ajo ka interpretuar Pepper Potts në seritë “Avenger Infinity War e Endgame”, si dhe në “Spider-Man: Homecoming”.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb