Tani është zyrtare. Gwyneth Paltrow do të martohet me producentin e ‘Glee’ Brad Falchuk.

Me një postim në Instagram artistja ka njoftuar fejesën e saj. Të dy, të cilët janë bashkë që prej 2015, nuk kanë qenë shumë aktiv në rrjetet sociale dhe mbi të gjitha kanë evituar gjithmonë të shfaqen në publik së bashku.

Tani duket se s’ka më sekrete. Cifti ka zbuluar gjithçka në një komunikim në ‘Good Morning America”.

Në njoftimin e bërë prej tyre për martesën thuhet: ’Ndjehemi vërtetë me fat që u takuam. Sukseset tona dhe dështimet mund të jenë një bazë solide për një marrëdhënie të shëndetshme dhe të lumtur’.

Pas dy viteve bashkëjetesë, artistja 45 vjeçare amerikane ka vendosur më në fund të martohet, duke hedhur përfundimisht pas krahëve martesën me Chris Martin, me të cilin ka dy fëmijë, Apple, 13 vjeç dhe Moses, 11.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb