Topless, me një fizik të admirueshëm dhe e mbuluar me baltë. Kështu shfaqet Gwyneth Paltrow, 44 vjeç, në një foto social ku lancon revistën e saj ‘Goop’.
Revista mban emrin e website të saj të shëndetit, ku artistja shpërndan këshilla bukurie, që prej 2016 dhe ku ajo ka 700 mijë të regjistruar dhe një milion vizitorë çdo ditë.

Me një formë fizike për tu pasur zili, artistja, shfaqet topless dhe vetëm me mbathje e mbuluar me baltë.

Ish bashkëshortja e Chris Martin, e cila në 27 shtator do të festojë 45-vjetorin, njofton për Daily Mail që revista do të dalë në 19 shtator.

Disa javë më parë Gwyneth u akuzua nga Komiteti për konsumatorët Tina, se shpërndan këshilla për shëndetin që nuk kanë asnjë bazë mjekësore dhe shkencore, por duket se akuza më pas është tërhequr.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb