SHBA

Kanë kaluar pesë vjet nga ndarja e Gwyneth Paltrow dhe bashkëshortit të saj Chris Martin. Aktorja e njohur dhe këngëtari kanë ruajtur një marrëdhënie të mirë mes tyre për hir të fëmijëve, Apple 14 vjeç dhe Moses 12 vjeç.

Rasti më i fundit është postimi në Instagram i Gwneth Paltrow për ish bashkëshortin, të cilin e shoqëronte me një foto të tyre bashkë.

Krisss
Krisss

“Gëzuar ditëlindjen CAJM. Kjo është një ditë e veçantë. Të duam shumë”- shkruan Gwyneth Paltrow. Në ditëlindjen së 42-të të këngëtarit të Coldplay ishte dhe e fejuara aktuale e tij Dakota Johnson e cila ndihmoi në organizimin e festës madhështore që u zhvillua në Malibu.

Të ftuar përveç familjarëve ishin edhe miqtë e ngushtë të këngëtarit, si Julia Roberts, Sean Penn, vjehrra e tij Melanie Griffith etj. Chris dhe Gwyneth u martuar në vitin 2003 dhe u divorcuan në vitin 2016. Kujtojmë që aktorja 46-vjeçare u martua për herë të dytë më 29 shtator me Brad Falchuk.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb