SHBA- Predikuesi turk, i cili jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Fethullah Gylen, që Ankaraja e akuzon për orkestrimin e grushtit të shtetit, deklaron se në fakt vetë presidenti turk Recep Tayyip Erdogan fshihej pas tij.

“Kaq shumë prova kanë dalë në dritë ditët e fundit sa kjo gjë është e sigurt”, tha Gylen në një intervistë për gazetën e përditshme gjermane, “Die Zeit” dhe atë spanjolle “El Pais”.

“Erdogan kishte planifikuar grushtin e shtetit një vit më parë dhe i duhej vetëm të priste për mundësinë e duhur”, shtoi predikuesi, i cili jeton në mërgim në SHBA, që nga viti 1999.

Më fillim të shtatorit qeveria turke ka kërkuar zyrtarisht ekstradimin e klerikut 78-vjeçar, i cili është armiku numër një publik në Turqi.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb