Erling Haaland mbetet një temë e nxehtë, në një kohë kur e ardhmja e sulmuesit norvegjez mbetet e gjitha për tu përcaktuar. Në garë për të siguruar shërbimet e tij mbetet të njëjtat ekipe, Man.City në Premier League dhe Real Madrid në La Liga. Në këtë diskutim është përfshirë e CEO i Borussia Dortmund, Hans-Joachim Watzke i cili konfirmojë interesimin e gjigandit spanjoll:

“Këtë e di me siguri, plus që Haaland do të përshtatej më mirë në La Liga se sa në Premier League. Së fundmi kam folur edhe me Mino Raiola, ishte një telefonatë miqësore, po është e vërtetë mund të largohet”, u shpreh ndër të tjera, CEO i B.Dortmund.

Në Spanjë kanë një version edhe më të qartë, Reali po planifikon të formojë në Madrid një dyshe të famshme, Haaland-Mbappe, një tjetër detaj që josh të dy lojtarët të pranojë ofertën e presidentit Florentino Perez.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb