Është vetëm 21 vjeç, ende nuk i ka mbushur, por Erling Haaland është që tani mes “bomberave” më të mirë në botë. Sulmuesi norvegjez udhëhoqi B.Dortmund drejtë kualifikimit përballë Sevilla duke realizuar një dygolësh. Falë kësaj “dopjete”, Haaland shndërrohet në lojtarin që arrin më shpejt kuotën e 20 gola në Champions League, vetëm 14 ndeshje i kanë mjaftuar për të vendos këtë rekord të ri.

Erling
Erling

Biondi lë pas emra si Harry Kane, i cili 20 gola i arriti në 24 ndeshje, De Piero në 26 ndeshje dhe Inzaghi në 28 ndeshje. Këto janë shifra që shtojnë edhe më shumë vlerat e Haaland, jo më kot kërkohet nga pjesa më e madhe e klubeve europiane.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb