Transferimi i Haaland te Manchester City ka qenë padyshim çështja e javës në botën futbollistike. Shumë trajnerë kanë dhënë mendimin e tyre për këtë blerje të anglezëve, teksa ka spikatur opinioni i teknikut të Real Madrid, Carlo Ancelotti. Numri një i pankinës së Loss Blancos, gjithashtu, “dribloi” pyetjen e bërë për merkaton e galaktikëve.

“Haaland te City? Nuk më pëlqen të flas për këto gjëra. Ai është një lojtar i madh në një klub të madh, por unë jam me ekipin tim që më dha një tjetër finale të Champions League. Pa finales do të ketë kohë për të folur për këtë.

 

 

O90
O90

Tani për tani ne duhet ta përfundojmë mirë sezonin. Të flasësh për mëkaton e së ardhmes nuk është një gjë e mirë, nuk dua. Dua të flas për të nesërmen. Cortuois, Vinicius dhe Benzema do të rikthehen nga minuta e parë. Është dita për të folur për këtë gjë, jo për blerje të supozuara në merkato” – tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb