Një nga protagonistët e mëdhenj të finales së Champions League është Erling Haaland. Norvegjezi ka shënuar 52 gola këtë sezon, 12 prej tyre në Ligën e Kampionëve. Golat e tij kanë bërë që të thyejë të gjitha llojet e rekordeve në sezonin e parë në Premier League dhe gjithashtu me Manchester City në Evropë.

Skuadra e Guardiolës ka përfituar nga golat e tij deri në atë pikë sa ka fituar tashmë dy tituj: Premier League dhe “FA Cup”. Me fjalë të tjera, mundësia e një triplete sezonale është shumë reale dhe do të vinte me triumfin në finalen e sotme ndaj Interit.

Fitimi ose jo i Champions-it nga Manchester City mund të ndikojë në “Topin e Artë”. Nëse Haaland arrin ta përfundojë sezonin me tre titujt më të rëndësishëm dhe një numër kaq të lartë të golave të shënuar, atëherë do të bëhej menjëherë një nga favoritët e qartë për të fituar çmimin prestigjioz individual.

E dënon fakti që nuk luajti Kupën e Botës, por jo aq sa të tjerët që e luajtën dhe nuk u paraqitën mirë. Në rastin e tij, ai nuk llogaritet as pozitivisht dhe as negativisht, sepse nuk luajti në fazën finale. Haaland nuk u kualifikua me kombëtaren e tij.

Tashmë ka ndodhur me lojtarë të tjerë të kombëtareve më pak të fuqishme si George Ëeah, nga Liberia, i cili pavarësisht se nuk kishte peshë në futbollin e kombëtares, përfundoi një herë si “Topi i Artë”. Duhet mbajtur mend se “France Football” i ndryshoi rregullat vitin e kaluar dhe filloi t’i shpërblejë lojtarët për sezonet futbollistike në vend të viteve kalendarike.

Ky modifikim përkon me Botërorin e parë të historisë në mes të dimrit, atë të Katarit, të cilin Messi e fitoi disa muaj më parë. Kjo e vendosi atë si kandidatin kryesor për ta marrë “Topin e Artë” edhe një herë, i teti, por Haaland shfaqet si një konkurrent i madh dhe tripleta do ta favorizonte.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb