Përveç garave të ethshme për titujt kampionë në kampionatet evropiane, ka edhe një tjetër që ka të bëjë me Këpucën e Artë kontinentale. Erling Haaland për momentin është favoriti kryesor për të triumfuar në fund të sezonit, edhe pse norvegjezi nuk kryeson për momentin në listën e goleadorëve.

Në vend të parë është sulmuesi Pellegrino i Bodo/Glimt me 24 gola, që duke u shumëzuar me koeficientin 1.5, ka 36 pikë. Po kaq pikë ka edhe Haaland me 18 golat e shënuar në Premier League, pasi ligat kryesore evropiane e kanë koeficientin 2.

Sulmuesi i Manchester City është i shkëputur nga ndjekësit, pasi vendi i tretë ka 26 pikë dhe këtë pozicion e mban Robert Lewandowski me 13 golat e shënuar me Barcelonën në La Liga.

Pas tij vijnë Kylian Mbappe dhe Neymar të PSG-së me 11 gola, si dhe Nkuku i Leipzig e Harry Kane i Tottenham në po të njëjtën kuotë.

Shumë dobët këtë sezon Serie A, teksa shënuesi më i mirë ndodhet në vendin e 43-të, që përfaqësohet nga Osimhen i Napolit me 8 gola.

RENDITJA

Amahl Pellegrino (Bodo / Glimt) 36 (24 gola x koeficienti 1.5)

Erling Haaland (Manchester City 36 (18 gola x 2 koeficient)

Robert Lewandowski (Barcelona) 26 (13 x 2)

Bobur Abdikholikov (Energetik-BGU Minsk) 26 (26 x 1)

Hugo Vetlesen (Bodo / Glimt) 24 (16 x 1,5)

Kylian Mbappé (PSG) 22 (11 x 2)

Christopher Nkunku (Leipzig) 22 (11 x 2)

Neymar Jr. (PSG) 22 (11 x 2)

Alexander Jeremerjeff (Hacken) 22 (22 x 1)

Hary Kane (Tottenham) 22 (11 x 2)

43 Victor Osimhen (Napoli) 16 (8 x 2)

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb