Erling Haaland është thjesht i papërmbajtshëm, shifrat e “bomberit” norvegjez janë fantastike. Ndaj Wolverhampton, Man.City siguroi një fitore të pastër 3-0 duke ruajtur hapin e Arsenal, minus 5 pikë nga “topçinjtë” kryesues. Pep Guardiola i falet edhe një herë Haaland, i shërbyer në dy raste në mënyrë perfekte nga De Bruyne dhe Mahrez.

Në fundin e pjesës së parë, fantazisti belg hodhi një kros në zonë aty ku Haaland me kokë dërgoi topin në rrjetë. Me fillim e pjesës së dytë, në minutën e 50-të, City fitoi një 11-metërsh. Nga pika e bardhë e penalltisë, Haaland u tregua i saktë duke dyfishuar shifrat. Katër minuta më parë, norvegjezi mori një asist të pastër nga Mahrez, me portën e boshatisur e kishte të lehtë të dërgonte topin në rrjetë duke sigluar shifrat në 3-0.

Haaland
Haaland

Me këtë tregolësh, Haaland shkon në kuotën e 25 finalizimeve, i vetëm ka shënuar më shumë se sa ekipi i Chelsea. Kjo ishte hera e katërt që norvegjezi realizon “tripletë”, kap Harry Kane, ndërsa vetëm Alen Shearer ka realizuar 5 “tripleta” në një sezon të vetëm: “Haaland është fantastik, por ne përpiqemi gjithnjë që të përfshijmë edhe lojtarët e tjerë. Ai po thyen të gjithë rekordet ndërsa ka një kimi shumë të fortë me De Bruyne”, u shpreh Pep Guardiola për BBC.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb