Gabriel Jesus mund të largohet nga Manchester City. Sulmuesi dëshiron një aventurë të re, teksa ardhja e Haaland te “Qytetarët” e ka bindur më shumë atë për “divorcin”.

Braziliani kërkohet prej kohësh nga Arsenali, por për Jesus duket se ka edhe një hipotezë tjetër. Sipas asaj që shkruan AS, Atletico Madrid e shikon 25 vjeçarin si pasuesin ideal të Luis Suarez.

Kalimi në Spanjë do ishte i mirëpritur për të, sidomos kur bëhet fjalë për një klub të madh si Los Colchoneros.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb