Numrat e Erling Haaland janë fantastike, “bomberi” norvegjez nuk njeh rivalë as në Premier League. Në 11 javë ka realizuare 17 gola, si askush tjetër më parë, ndërsa rekordi i vendosur na Momo Salah në sezonin 2017/18 me 32 gola duke thjesht çështje kohë. Haaland ka një mesatare prej 1,55 golash për ndeshje, me këto ritme, rekordi i Salah pritet të thyhet që në shkurt, mund ta thyente edhe më herët nëse në mes nuk do të ishte Botërori.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Pikërisht kjo pauzë shqetëson me shumë trajnerin Pep Guardiola, në këtë periudhë Haaland do të jetë pushim pasi Norvegjia e tij nuk siguroi një biletë për në Katar: “Me siguri të jetë në Marbella ose në Norvegji. Se sa në formë do të jetë Haaland në gjysmën e dytë të sezonit, do të varet nga mënyra se si ai do të sillet në Marbella. Haaland ka një shtëpi në Marbella dhe atje do të shkojë. Ai do të luajë golf dhe shpresojmë të mos hajë ose pijë shumë, që të kthehet në formë të mirë për gjysmën e dytë të kampionatit”, u shpreh Guardiola, i cili përtej këtij fakti ka besim te Haaland pasi biondi kujdeset në mënyrë perfekte për trupin e tij, është i pari që zbret në stërvitje dhe i fundit që largohet.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: