Në Angli mediat insistojnë, Erling Haaland dhe Man.City kanë gjetur një akord total ndërmjet tyre, këtë periudhë po diskutohet vetëm detajet, për të bërë zyrtar këtë transferim në fund të sezonit.

Biondi prej kohësh mbetet një temë diskutimi në tregun e transferimeve, por kjo verë pritet ti jap fund çdo teorie, çdo skenari.

Në lidhje me një transferim të mundshëm te Haaland u pyet edhe Pep Guardiola në konferencë për shtyp: “Haaland? Që nga dita kur kam ardhur këtu, çdo verë duket sikur ne do të blejnë nga 50 lojtarë. Është e pamundur të flas për lojtarë që nuk janë këtu. Haaland është një lojtar i Dortmund”, u shpreh i nervozuar Pep Guardiola në konferencë për shtyp.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb