Presidenti i Rusisë Vladimir Putin tha se ushtria ruse dhe ajo siriane kanë gjetur trupin e një ushtari izraelit, të vrarë që në vitin 1982 në luftën e Libanit. Agjencia e lajmeve shtetërore siriane SANA dhe presidenti sirian Bashar Al Asad nuk dhanë detaje për rastin.

Ushtari i vrarë është Zachary Baumel dhe u përcoll me nderime në Izrael. Baumel dhe 2 miq të tij, komandantë izraelitë ishin deklaruar të zhdukur, pas një beteje vdekjeprurëse me forcat siriane në një fshat libanez. Kthimi i eshtrave të tij është një çështje tepër e ndjeshme për izraelitët.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Rusia tha se i dorëzoi eshtrat Benjamin Netanjahut, kryeministrit izraelit, i cili po viziton Putinin, përpara se të kërkojë një mandat të pestë në detyrë.

Netanyahu 69 vjeç kandidon më 9 prill, pavarësisht akuzave ndaj tij për korrupsion. Ekspertët thonë se Netanyahu shpreson që vizita në Rusi do rrisë shanset e tij për fitore.

(d.xh/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb